E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanremo, nje pornostar, e zhveshur ne skene

E papritur e pazakonte ne skenen e festivalit te Sanremos. Ndersa Paolo Bonolis po intervistonte themeluesin e Playboy, Hugh Hefner, pornostarja Laura Perego eshte ngjitur ne skene e zhveshur.

Gjate momentit krejtesisht te paparashikuar ne skenar, Bonolis eshte munduar te ruaje qetesine, nderkohe qe dy agjente te sigurise e kane nxjerre 'klandestinen' nga skena.

Me trupin e pikturuar si tiger, aktorja tha se kjo ishte nje proteste kunder peliceve.

Sipas asaj qe eshte mesuar me vone, aktorja kishte hyre ne sallen e teatrit 'Ariston' me nje bilete te rregullt, kishte zbritur nga galeria gjate nje pauze publicitare per t'u ngjitur e per t'u zhveshur me pas ne skene. Asnjeri nuk eshte munduar ta ndaloje, sepse vajza dukej pjese e skenarit, per shkak te temes se intervistes qe po zhvillohej.



Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›