Çmimi Mesdhetar për Artinfitohet nga arbëreshi Pino Kakoca
Kantautori i njohur arbëresh Pino Kakoca (Pino Cacozza) u vlerësua dje me Çmimin Mesdhetar për Artin dhe Krijimtarinë-2009, dhënë në Napoli nga Fondacioni i Mesdheut. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Ky çmim konsiderohet si Nobeli i Mesdheut dhe u jepet çdo vit personaliteteve të shquara të jetës politike, shkencore dhe kulturore artistike, të cilët me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar për të zbutur tensionet dhe çelur një proçes të lirë e mirëdashës për të afruar kulturat e popujve të ndryshëm. Nga Instituti Kombëtar i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë mësohet se këtë vit mes fituesve janë edhe politikani Massimo DAlema (vlerësim për kontributin e tij diplomatik), gazetari shumë i njohur Ibrahim Al-Mohallem (vlerësim në fushën e informacionit), Karmen Romero (për kontributin kulturor) etj. Artisti Pino Kakoca ka lindur në Shën Dhimitër Korona në 27 shtator të vitit 1957 dhe ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi të huaj në Universitetin e Kalabrisë, duke u specializuar veçanërisht në gjuhët franceze, shqipe dhe angleze. Për pesë herë radhazi ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës Arbëreshe. Në vitin 1984 me Ajri i jetës, në 1985 me Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes, në 1986 me Me një mik afër, në 1988 me Kjo është festa më e madhe çë ka Arbëria, në 2004 me E bukura vashës, e bukura gjitoni dhe në vitin 2008 me këngën Ishe një herë. Kantautori i njohur arbëresh ka fituar katër herë edhe Çmimin e Kritikës Giuseppe DAmico. Në Napoli, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Pino Kakoca për pjesëmarrësit luajti recitalin e tij të njohur Rrënjët e Arbërisë.
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3