Presidenti i Sllovenisë vlerëson historinë shqiptare
Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ishte dje në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet ai vlerësoi historinë e trevës së këtij qyteti, por dhe të Shqipërisë. Vlerësimin e tij për historinë e vendit tonë ai e shprehu gjatë një vizite në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Gjatë vizitës, ai u shoqërua nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako dhe Prefekti i Qarkut, Klodjan Pajuni. Në vijim të vizitës së tij presidenti slloven u njoh me historinë e qytetit antik të Durrësit, si dhe me objektet arkeologjike të ekspozuara në eksponatet e muzeut. Presidenti slloven Danilo Turk po dje mori pjesë dhe në Forumin e Biznesit Shqiptaro-Slloven, që u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
Email This Klikime: 6
Email This Klikime: 6