E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persiet po i shkon mirë me Rooneyn

Robin van Persie ka theksuar se është duke krijuar një partneritet të fuqishëm me bashkëlojtarin e tij të ri Wayne Rooney, në sulmin e Manchester Unitedit.

Van Persie, 29 vjeç iu bashkua Unitedit nga Arsenali gjatë verës për 24 milionë funte. Por, ai ka luajtur bashkërisht me Rooneyn vetëm tre herë gjatë këtij stinori për shkak të lëndimeve. Megjithatë, Van Persie është i kënaqur me atë që kanë bërë deri më tani.

“Jemi duke u kuptuar gjithnjë e më mirë. Na pëlqen të luajmë së bashku dhe mund të funksionojmë mirë. Me kalimin e kohës do të bëjmë edhe më tepër”, u shpreh Van Persie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›