E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri i Nordsjaelland, tifoz i Juventusit

Nordsjaelland takohet me Juventusin të martën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për portierin e kampionit të Danimarkës, Jesper Hansen, i cili nga fëmijëria është tifoz i Bianconerëve.

“Do të jetë një duel përplot emocione. Gjithmonë kam përkrahur Juventusin dhe të luaj kundër tij do të jetë fantastike. Shpresoj që edhe Buffon të jetë në fushë. Kam një koleksion të fanellave të Juventusit dhe do të më pëlqej të kam edhe të tijën, sepse është gjithnjë mirë të takohemi me kampion të mëdhenj si ai”, deklaroi Hansen për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›