E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wiese do ta lë Werderin

Portieri Tim Wiese ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Werder Bremeni. Madje, portieri gjerman ka shtuar se ndërkohë ka nënshkruar me një klub tjetër, por që nuk dëshiron ta bëjë publik për momentin.

“E kam nënshkruar një kontratë të re. Bëhet fjalë për një klub që do të ma mundësojë të luftoj konstant për titull. Emrin e këtij klubi do të them pasi ta lë Werderin”, deklaroi Wiese për tabloidin gjerman Bild. Kontrata e tij me Werderin skadon në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›