Van Persie e do vetëm Arsenalin

Robin van Persie do të mbetet në Arsenal edhe për një kohë të gjatë.
Sulmuesi holandez, i cili ndiqet nga shumë skuadra evropiane, duket se do t’i mbetet besnik klubit londinez. Përfaqësuesi holandez i ka thënë ‘jo’ një oferte të majme të Manchester Cityt prej 200 mijë funtesh në javë, shkruan ‘Times’.
Kontrata e Van Persiet me ekipin e Arsene Wengerit skadon në fund të vitit 2013, ndërsa palët janë në negociata për vazhdimin e saj.
Veç tjerash, numri 9 i Arsenalit pëlqehet edhe nga dy skuadrat italiane, Juventus e Milan.