Sanz kundër çmimit të Ronaldos

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, ka kritikuar publikisht presidentin aktual, Florentino Perez, për shumën prej 94 milionë euro të paguar për transferimin e Cristiano Ronaldos.
Ish-presidenti i Realit, i cili e udhëhoqi ekipin drejt dy titujve në Ligën e Kampionëve, më 1998 dhe 2000, ka thënë për Goal.com: “Ose ne të gjithë jemi budallenj, ose kushdo që ka paguar atë shumë për Ronaldon është një idiot. Asnjë futbollist në botë nuk vlen aq shumë”.