E Diel, 1 Nëntor 2026

Horoskopi ditor (22 janar)

Dashi
21 mars- 20 prill

Përpiquni që mos të shqetësoheni rreth asaj rivalëve të juaj apo edhe kolegëve dhe shokëve. Fokusohuni më shumë në nevojat e juaja. Keni energji të mira të cilat do ju ndihmojnë për të arritur rezultate të mira.

Demi
21 prill- 21 maj

Nuk është koha e duhur për të bërë “shopping” apo për të blerë diçka të madhe. Më mirë është që të huazoni ndonjë gjë! Do të shikoni se gjërat do të rregullohen më mirë në ditën e nesërme.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Ndonjëherë lojtarët më të mëdhenj kthehen dhe bëhen më të rëndësishëm sesa ju e pritni. Një shokë i një shoku/je do të luaj një rol të rëndësishëm në jetën e juaj që do ua ndryshoj edhe qasjen e juaj.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Po keni afinitet të flisni pa menduar sot, por kjo, megjithatë tregon ndershmërinë e juaj më të madhe se sa njerëzit e tjerë. Këtu nuk ka asgjë të keqe! Nëse ndjeni se nuk do të lëndoheni në të ardhmen atë mendoni më thellë.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Do të mendoni për t’i bërë gjërat dy herë por kjo është mirë. Ndihma e një shoku apo kolegu do ju ndihmoj me informacione të reja për punën. Është momenti i duhur për të bërë ndryshime të mëdha në karrierën tuaj.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Kolegët e juaj nuk janë askund sot pasi që nuk po arrin të thonë atë që dinë. Megjithatë ju duhet t’i kushtoni paksa kohë atyre dhe të punoni aq sa për të arritur rezultatet që ju kërkohen.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Nëse sot ndjeni se do të dilni nga kontrolli qetësohuni për një moment apo tre dhe mendoni më shumë. Po vuani paksa nga sindromi i shprehive të këqija të cilat duhet t’i largoni nga koka.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Shërbimet janë ndihma e juaj kryesore sot, ku do të zbuloni një punë me të lehtë me ata që kanë nevojë për ju. Pavarësisht kësaj duhet të keni një ide se çka jeni duke bërë. Kjo ju garanton sukses.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Sot do të jetë një ditë shumë argëtuese për ju – por vetëm nëse keni fat dhe fitoni diçka. Yjet ju këshillojnë që të vizitoni kinemanë. Keni energji të mirë personale e cila do ju bëj që të ndiheni shumë në qejf.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Jeni shumë të rehatshëm me rutinën e juaj të rregullt pavarësisht se keni disa momente jo të mira. Në përgjithësi disponim të mirë do të keni edhe me ata që i doni. Në mbrëmje argëtohuni sa më shumë.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Në çdo anë po shikoni modele se si t’ia arrini qëllimeve të juaja sot. Sot do të arrini më shumë sesa prisni për një projekt të juajin të madh. Vetëm ecni sipas këtij drejtimi dhe suksesin do e keni të garantuar.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Një i afërm i juaj – apo dikush që ju e njihni mirë nuk po flet ashtu sikurse ju e mendoni. Kjo do të jetë paksa qesharake edhe pse nuk do t’i përcaktoj punët e juaja. Ndonjëherë misteret janë më interesante.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›