E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sao Tome e Principe shteti i 89-të që njeh Kosovën

PRISHTINË- Shteti Sao Tome e Principe është shteti i 89-të që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome, të mbajtur të mërkurën.

“Qeveria e Sao Tome e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”,- thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi.

Sao Tome e Principe shtet-ishull gjendet në Oqeanin Atlantik, në perëndim të Afrikës dhe përbëhet nga dy ishuj, kurse në territorin e tij jetojnë 200 mijë banorë dhe gjuhë zyrtare është portugalishtja.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›