Thonjtë ngulin mbi buxhet...
(Në vend të refrenit)-Oj zogo jelek me vijaA t’pëlqen ty Qeveria?-Më pëlqen e fort e dueMë jep rrogë se kam votue.Dhe çudirat s’kanë të sosurN’qeverisjen gërdecianeQenkan racë e pangopurKëta t’kohës saliniane.Këshilltarëve të DoktoritEh sa fort iu ndritka fatiMarrin n’vit dymbëdhjetë vetë Sa 6 mijë pensionistë fshatiNga tre rroga ka seciliNë pesë borde, kryetarëDhe hajdutë, dhe qerratenjEdhe mushkën lënë me barrë.Pa na thonë jemi n’dietë Na rri lirë llastik’i brekëveThonjtë ngulin mbi buxhetSa fort u lëpihen lekëve...Nxi e nxi urdhër shërbimeNë shumë fletë lista e gjatëBukur bëjnë dhe kalkulimeShko një ditë e shkruaj shtatë.Tash kur firmë nuk vë askushRroga n’bankë shkon për së mbariN’borderotë si kukafshehtasQindra orë jashtë orari...Ju lumtë kuadro, aferimSi bareshë po milni shtetinKur t’ju marrin në testimT’paktën të dini alfabetin.Me hare kënga shpërthenRrofsh e qofsh, mor Sali AgaKëto kushte ku i gjenMë shumë shtesat, sesa paga...-Oj zogo jelek me vijaA t’pëlqen ty Qeveria?-Ajo më don e un’e dueSe vjen koha për t’votue