E Diel, 1 Nëntor 2026

A nuk janë këto shifra dhe ky fenomen shumë shqetësues?

Gjatë muajit maj, në Elbasan u realizua një anketim në shkollat e mesme të qytetit mbi çështjen e kurseve private. Nga anketimi, rezulton se 46.8% e të anketuarve ndjekin kurse private. Sipas anketimit pothuaj të gjithë të anketuarit i kryejnë kurset private me mësuesit që përgjigjen për lëndën përkatëse.

Vetëm 2% e të anketuarve kryejnë kurse me mësues jashtë shkollave të tyre, apo me mësues të tjerë nga e njëjta shkollë, ndërsa pjesa tjetër (98%) deklaruan se i kryejnë kurset më mësuesit që u jepnin lëndët përkatëse. Nxënësit pohuan se ata i ndjekin kurset private për dy arsye:

1- Rreth 24% e tyre nuk janë të kënaqur me nivelin e mësimdhënies në klasë.

2- Rreth 22.8% mendojnë së nuk vlerësohen me notën që meritojnë, duke pohuar se në njëfarë mënyre ndihen të kërcënuar nëse nuk ndjekin kurset private të mësuesve të tyre.

A nuk janë këto shifra dhe ky fenomen shumë shqetësues?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›