E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajeve, Inco: Te respektohet Traktati i Dejtonit

SARAJEVE- Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në këtë vend, Valentin Incko deklaron se autoritetet e Republikës Serbe (RS)po shfrytëzojnë referendumin si pjesë të fushatës parazgjedhore dhe po luajnë me marrëveshjen, që solli paqen në Bosnje-Herecegovinë.

"Disa njerëz në RS e dinë se politikanët e tyre po luajnë me vetë entitetin boshnjak, pasi pa Traktatin e Dejtonit nuk ekziston as Republika serbe", citohet te kete thene Incko në një intervistë për gazetën "Danas".

Ai shtoi se Traktati i Dejtonit duhet të respektohet në tërësi dhe jo sipas parimit të tryezës suedeze "merr çfarë të pëlqen".

"Traktatit të Dejtonit nuk i duhet asnjë referendum për mbështetje. Ky traktat nuk ka nevojë të shfrytëzohet në dëm të së mirës së përgjithshme për gjithë qytetarët", vlerësoi Incko.

Ai përsëriti se bashkësia ndërkombëtare mbështet parimisht dialogun dhe marrëveshjen mes liderëve vendorë, pasi është mënyra e vetme për arritjen e zgjidhjes së pranueshme për të gjithë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›