Rama: Hetim të pakushtëzuar, nuk ekziston 6 mars
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste e cilëson si një tjetër progres pozitiv të betejës së opozitës deklaratën e djeshme të presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së Joae Soares për hetim kuvendor të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës.
“Hetimi i plotë i zgjedhjeve, do të thotë hetim i pakushtëzuar sigurisht bazuar mbi Kushtetutë dhe ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka intepretuar dhe i ka dhënë formë të qartë cështjes së hetimit parlamentar në tërësi.”- vlerësoi Rama sot në një takim me gazetarët në përmbledhjen e javës.
Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se në vendim është shprehur forma më kuptimplotë e përgjigjes për atë që ai e cilësoi “dilemë të ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për të shmangur hetimin parlamentar të plotë dhe të tërësishëm.”
Rama tha se e drejta për hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve është e legjitimuar
“Hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimet kryesore; nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në procesin e administrimit të votës dhe nxjerrja e konkluzioneve për përmirsimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.” tha Rama teksa lexoi para gazetareve vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Rama cilesoi si alibi pretendimin e Partise Demokratike ne pushtet se opozita po kërkon të hetojë vendimin e gjykatës.
“ Nuk po hetojmë vendimin e gjykatës, ky është karrem që ka hedhur qeveria. Ne nuk kemi paraqitur asnjëherë dhe në asnjë rast pretendimin për të hetuar një vendim gjykate. Qysh në krye të herës kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve. Në rast se nuk do njihnim rezultatin e zgjedhjeve nuk do të njihnim as qeverinë as parlamentin por do ishim në kushtet e një lëvizjeje antipushtet. Referimi i vazhdueshëm ndaj vendimit të gjykatës është truk i qeverisë për të shmangur hetimin e zgjedhjeve. “
Gjithashtu sipas Ramës 6 marsi është një ditë e zakonshme dhe nuk shënon asnjë përfundim të afatit të mandateve për deputetët socialist.
Dy dite me pare ambasadoret e Bashkimit Europian bene apel per zgjidhjen e krizes brenda dates 6 mars, cka do ti lejoje opozites te kthehej ne parlament, ndryshe rrezikohet integrimi i vendit ne BE.