Saranda cel sezonin turistik. Berisha: Turizem elitar
SARANDE- Qyteti bregdetar i Sarandës,në jug të Shqipërisë cel sot sezonin turistik për vendas dhe të huaj. Në ceremoninë e festive të organizuar pikërisht për këtë eveniment ishte i pranishëm dhe kryeministri Sali Berisha i cili në fjalën e tij përshëndetëse në shëtitoren e qytetit tha se investimet e qeverisë në përmirësimin e imazhit të turizmit kanë qenë parësore.
“Ky qytet bregdetar ofron tashmë një turizëm elitar. Saranda ofron kënaqësi shpirtërore, kënaqësi fetare, historike. Vetëm në këtë qytet mund të gjesh këto mrekulli afër njëra- tjetrës, me një harmonizim të plotë” vlerësoi kreu i qeverisë duke iu referuar monumenteve të shumta historike dhe fetare që ndodhen në këtë rajon të vendit, ndër të cilat veçohen "Monumenti 40 Shenjtorët", kalaja e Lëkurësit, Muzeu “Onhezmi-Kaonia”, apo Butrinit antik, i shpallur pasuri botërore e UNESKO-s.
Në festën e “Detit dhe e Turizmit” kryeministri Berisha shoqërohej edhe nga Ministri i Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, kryetari i bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka.
Qyteti I Sarandës ndodhet në jug të Shqipërisë rreth 254 kilometra larg kryeqytetit Tiranë dhe laget nga brigjet e detit Jon.
Kryeministri Berisha, në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon", do të qëndrojë në Sarandë ku do të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme në shëtitoren e bregdetit të Sarandës si në Panairin e Librit dhe të Suvenireve, në Ekspozitën në Muzeun Etnografik, etj. Ndërsa, në orën 18.30 Kreu i Qeverisë do të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës hyrëse të qytetit të Sarandës dhe do të takohet me banorët.
(s.g/BalkanWeb)