E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtica përforcon masat ndaj gripit të derrave

Në kuadër të marrjes së masave kundër futjes së gripit të derrave në vendin tonë, dogana e Kapshticës ka qenë nje ndër pikat kryesore të vëzhgimit nga ana e ISHP-sѱ, ku janë marrë edhe masa mbrojtëse. 

KORÇE- Janë dashur më shumë se 48 orë kohë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë për të marrë masat e para kundër gripit të derrave. Për ISHP-në e qytetit pika kufitare e Kapshticës ka qenë në qendër të vëmendjes ku një grup specialistësh të këtij institucioni kanë shkuar me maska për marrjen e masave dhe dezinfektimin e të gjitha mabjneteve të pikës së kalimit kufitarë. Grupi prej 4 specialistësh ka shkuar pranë vendkalimit kufitarë, ku ka pajisur fillimisht me maska efektivat e policisë, ndërkohë që kanë dezinfektuar me pompa në të gjithë territorin që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Gjithashtu janë bërë publike emrat e shteteve nga vjen rreziku, ndonëse autoritetet kufitare në Kapshticë bëjnë të ditur se 48 orëve të fundit nuk ka kaluar asnjë person nga vendi i origjinës së gripit të derrave. Një ditë më parë është ngritur edhe një karantinë pranë ambienteve te spitalit të Bilishtit për të trajtuar të dyshuarit e mundshëm me simptomat e gripit të derrave që mund të hyjë nëpërmjet vend kalimit kufitarë të Kapshticës. Përsa u përket udhëtarëve të shumë që hyjnë e dalin nëpërmjet kësaj pike, autoritetet shëndetësore që janë vendosur në të njëjtën radhë me efektivat e policisë pyesin për çdo rast udhëtarët nëse kanë temperaturë apo shenjat e një gripi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi mjaft të rrezikshëm për njerëzit. Përsa i përket karantinës në qytetin e Bilishtit ajo është ngritur brenda spitalit të këtij qyteti, ndërsa aty ndodhen disa llojë medikamentesh, maska dhe gjithçka e nevojshme për të përballuar një sëmundje të tillë epidemiologjike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›