E Diel, 1 Nëntor 2026

Domenek: Ançeloti, i pandershëm me Gurkuf

Rajmond Domenek hidhet
në sulm kundër Karlo Ançelotit.
Tekniku i kombëtares
së Francës kritikon trajnerin
e Milanit për çështjen e mesfushorit
të talentuar, Joan Gurkuf,
i cili është dhënë në formë
huaje te Bordoja. "Është një
lojtar i madh, por mendërisht
i dobët", tha pak kohë më parë
Ançeloti, duke ngjallur zemërimin
e Domenek: "Një lojtar
që masakrohet në mënyrë të
tillë nga trajneri, nuk mund të
gjejë asnjë motivim. Ançeloti
e gjykon në një kontekst të
veçantë dhe ndoshta nuk u
tregua i matur. Kjo është e
pandershme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›