Saranda çel sezonin turistik
Autori i Lajmit: Laureta Roshi
Në një ditë për sezonin turistik institucionet e varura nga bashkia u paraqitën në më të mirat e natyrës bujare dhe traditës së mikpritjes në Sarandë, duke lënë pas mungesën e masave për shërbime më me standard në qytet.
Orkestër frymore, humor dhe paradë kjo pjesë artistike e programit nisi veprimtaritë për hapjen e sezonit turistik në Sarandë. Qyteti i diellit dikur, tashmë i shndërruar në qytet i betonit, u gjallërua nga banorët dhe të ardhurit nga fshatrat e zonës. Miqtë e ftuar nga komunat dhe bashkitë e tjera të vendit u bënë pjesë e morisë së njerëzve që u dyndën në shëtitoren e qytetit si çdo ritual pasditeje apo fundjave. Saranda ka fituar gjallëri nga pushuesit ditorë sapo u ngroh koha. Në çeljen e sezonit turistik u ndje mungesa e kryeministrit Berisha, i pranishëm çdo vit në Sarandë. Në mungesë të tij edhe orari i çeljes së ceremonisë u shty 60 minuta dhe të ftuarit ndoqën një protokoll me ndalesa.
Për zëvendësministrin e Kulturës, Nikollë Lesi, siç e veçoi edhe vetë, një shqiptar nga Veriu në Jug, Saranda mbetet e kërkuar dhe bashkia merr numrin 1 për punën e mrekullueshme të bërë. Në fakt, zoti Lesi ishte informuar se një vit më parë kishin pushuar 400 mijë njerëz në Sarandë, diku te 30% më shumë se vitet më parë. Sipas tij, reklama e Shqipërisë për vendet sllave si Rusia është një shpresë për miliona turistë drejt vendit tonë. Ai rikujtoi premtimet e Sali Berishës për një port dhe aeroport në Sarandë, ndërsa nuk foli për kapacitetet reale të qytetit, për portin e përfunduar në periferi apo infrastrukturën e rrugëve nacionale që i japin tashmë frymëmarrje qytetit.
Ndoshta, zoti Lesi kishte kohë pa ardhur në Sarandë dhe nuk ishte i informuar për shumë zhvillime, as për plazhin e Kakomesë. Sipas tij, iniciativa private mbetet zhvillimi i turizmit në vend.
Kryetari i Bashkisë, Edmond Gjoka, foli për bukuritë e Sarandës, pa u ndalur në problematikën e përvitshme të turizmit, pasi çelja e sezonit është reklama e qytetit. Dhe për qytetin duhet folur vetëm mirë.
Ardian Kollozi, deputet i zonës, përshëndeti banorët e qytetit.
Shumë gazetarë të ardhur nga Gjirokastra dhe vendas ndoqën lëvizjet e përfaqësuesve të rrallë të politikës përgjatë shëtitjes.
Në të dy anët e shëtitores ishin ekspozuar stenda me bukuritë natyrore e kulturore të zonës, si dhe gatimet tradicionale nga nxënësit e Shkollës Hoteleri-Turizëm, nxënësit e shkollave të qytetit, të moshuarit e qendrës polivalente, fëmijët e shtëpisë së Sarandës, motrat “Nënë Tereza” me punimet artizanale si dhe shumë individë të biznesit në turizëm. Një mirditor qe jeton në Mursi, Pjetër Përkeqi, ekspozoi një mozaik të kopjuar nga Butrinti me shumë art për një vit e gjysmë. Ai dhe familja e tij jetojnë me të ardhurat nga punimet që kryen. Midhjet e njohura të Butrintit u ekspozuan të gatuara me prodhimet e detit, gatuar nga nxënësit e Shkollës Hoteleri-Turizëm, të cilët nën kujdesin e mësueseve ekspozuan një tavolinë gjigante nga sallatat deri te embëlsirat.
Kënaqësia e një loje futbolli buzë detit, e basketbollit në trotuar u takon ca orëve të çeljes së sezonit, pasi në ditët e sezonit këto plazhe publike mbushen me shezlogjet private dhe argëtimi e zbavitja mbeten vetëm në palestrat e pakta private.
Vakët endej atmosfera për vendasit pasi çdo gjë e përvitshme është për ta, deti po ai, ndërsa faqja e kodrës së Lëkursit vizatohet nga betonimet e reja dhe forma e një amfiteatri arkitektonik i qytetit e ka humbur funksionin nga ndërtimet dhe shtesat e shumta. Orë me drita dhe ujë, investime në rrugë dhe shërbime perfekte, reklamoi kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, duke përsëritur investimet e qeverisë për rrugët kryesore. Kur kryeministri Sali Berisha është në Sarandë, hapja e sezonit përkon me përurime investimesh, po këtë vit asgjë e re duket në Sarandë, përveç ndërtimeve dhe gjelbërimit të reduktuar në lulishtet e qendrës dhe në shëtitore. Stendat me punimet e fëmijëve kishin makete me qytete ideale, qytete me parqe, dhe sheshe publike lojërash. Saranda ka detin me ujërat e kaltra të Jonit dhe rrugët nacionale të reja po ende ka trotuare me gropa, trafik të rënduar pa vend parkime, mungesë të pishinave publike, hotele që mbingopen në ditët e gushtit, por që pak paguajnë taksa dhe, natyrisht, ka një kulturë të mirë mikpritjeje dhe një shpresë se sezoni turistik do të zgjatet deri në muajt e vjeshtës. Pasi Saranda zgjidhet për pushime për diellin e plotë në 270 ditë të vitit, për të qenit në zonë kufitare me një vend të Bashkimit Evropian, dhe si një gji atraktiv me plazhet në gjithë komunat e Bregut deri në Ksamil, për njerëzit që jetojnë afër detit me dëshirën për një jetë më të mirë.
Çelet sezoni turistik edhe në Vlorë
Në ceremoni ishin të pranishëm nënkryetari i Bashkisë, Eduard Leka, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani, përfaqësues nga trupit diplomatik italian në Vlorë. Binte në sy si mungesa e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar të cilët kanë qenë të përvitshëm në këtë eveniment të madh veror, por dhe mungesa e deputetëve qoftë të majtë apo të djathtë.
"Vlora do të vazhdojë të jetë mbreterësha e turizmit shqiptar", u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Leka, i cili foli edhe në emër të kryetarit Gjika, i cili, sipas tij, ndodhet në Tiranë në përkrahje të grevistëve të urisë. Në ceremoninë e hapjes së sezonit ishin të pranishëm edhe shumë vizitorë nga Greqia dhe Maqedonia, Kosova, Mali zi, Polonia, Bullgaria e Italia. Aktivitetet me rastin e çeljes së sezonit kanë nisur që prej disa ditësh, ndërkohë që një prej aktiviteteve më të veçanta është festivali ndërkombëtar “Aulona International Folk Festival”, një aktivitet ku për katër ditë me radhë do të prezantohen grupe folklorike nga 12 vende të Evropës, si Kosova, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Italia, Turqia, Kroacia, Shqipëria etj.
Berisha: “Asfaltim çdo rruge që lidhet me bregdetin”
Kryeministri Berisha përuroi dje rrugën e re turistike Tale-Lezhë me gjatësi 9,5 km dhe vlerë rreth 85 milionë lekë, si dhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë—ish-SMT- Rrillë, me vlerë investuese rreth 900 mijë euro.
Më tej, kryeministri Berisha u takua me banorë të komunës së Shënkollit në Lezhë, të cilëve u uroi rrugën e re që lidh komunën me bregdetin, duke e cilësuar atë, si një prej rrugëve më të bukura turistike. Kryeministri theksoi se përurimi i kësaj rruge përbën një akt të rëndësishëm, në angazhimet, në projektet e qeverisë, për të asfaltuar çdo kilometër rrugë që shkon drejt detit, nga Velipoja në Ksamil. Duke siguruar se së shpejti projekte të tjera të rëndësishme do të fillojnë në këtë zonë, Kryeministri garantoi se qeveria do të vazhdojë të financojë çdo projekt në të mirë të qytetarëve, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë e tyre, të modernizojë shërbimet ndaj tyre, duke u dhënë kështu, mundësi më të mira për të ndërtuar të ardhmen. Në përshëndetjen drejtuar banorëve, kryeministri u shpreh: “Banorë të komunës së Shënkollit. Ju përshëndes vëllazërisht dhe shpreh kënaqësinë time të madhe për të ndarë me ju gëzimin e përfundimit të punimeve të njërës prej rrugëve më të bukura turistike, rrugën që lidh komunën truaj me bregdetin. Shënkolli është një prej komunave më të rëndësishme të vendit, është një komunë me potenciale shumë të mëdha, një komunë me një territor ndër më pjellorët në Shqipëri, një komunë me njerëz që kanë ndërtuar begatinë e tyre me mund dhe djersë. Komuna është një komunë me një bregdet të mrekullueshëm. Rruga që sapo inauguruam prej 9.5 km, e përfunduar në një kohë rekord në dy lote, bën të mundur që qytetarët e Lezhës, të Mirditës, të Burrelit, të Peshkopisë, të Tropojës, por dhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit tuaj, të njohin bujarinë e familjeve tuaja dhe të kalojnë këtu pushime mbresëlënëse për të gjithë jetën e tyre”.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010