“Traviata” “Pushtimi” shqiptar në Operën Mbretërore
Autori i Lajmit: Redaksia
Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu janë rikthyer në Londër, ku i pret pushtimi shqiptar i skenës së Operës mbretërore. Tenori dhe soprano do të jenë në rolet kryesore të operas “Traviata” në zemër të Londrës. Traviata do të ketë pesë shfaqje në operan e Covent Garden dhe për Ermonela Jahon dhe Saimir Pigurn përbën edhe premierën e dy artistëve që luajnë protagonistët në një shfaqje të këtij kalibri në një skenë operistike botërore.
Dy artistët shqiptarë
Këtë muaj, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu janë rikthyer në Londër për të interpretuar në operan “Traviata e Xhiusepe Verdit. Ajo është një prej sopranove shqiptare me famë botërore, ndërsa ai është një prej tenorëve më të famshëm shqiptarë. Edhe pse kanë marrë vlerësimet maksimale të kritikës, Shqipëria i njohu dhe i pranoi me vonesë. Që të dy i kanë provuar skenat më të famshme operistike të botës dhe që të dy e kanë mahnitur publikun në Londër. Soprano dramatike, Ermonela Jaho, në vitin 2009, zëvendësoi Anna Netrebkon në momentin e fundit, në rolin e Violetës në operan “Traviata” në një udhëtim Neë-York-Londër, që duket se i ndryshoi krejtësisht karrierën e saj operistike.
Pirgu e ka prekur skenën londineze vite më parë, ku është kthyer protagonisti kryesor i mbrëmjes në sallën qendrore të "Royal Opara House" në Covent Garden Londër duke i habitur të gjithë. Ai për 90 minuta ka luajtur në rolin e Rinuçios. Publiku britanik ka vlerësuar zërin e Pirgut dhe është habitur për moshën e tij të re duke marrë përsipër interpretimin e një opere të vështirë. Ishte hera e parë që britanikët patën mundësi të ndjekin nga afër talentin shqiptar të Pirgut i cilësuar nga kritika austriake si "Pavaroti i Ri". Ndërkaq, burime nga TKOB në Tiranë flasin për një recital të mundshëm të tenorit Saimir Pirgu, i cili mund të realizohet në datën 15 maj 2010. Një ftesë të tillë ka marrë edhe soprano Ermonela Jaho, por ende nuk dihet prezenca e saj në mbylljen e sezonit artistik të këtij institucioni.
Historia e operës “La Traviata”
“La Traviata”, është një histori dashurie ndërmjet konteshës Violeta dhe të dashuruarit Alfredo Germont. Ngjarjet zhvillohen në Paris. Violetta Valery, një kurtizane e famshme, organizon një festë në shtëpinë e saj parisiene. I ardhur vonë në festë, Gastoni një kont, vjen bashkë me një mikun e tij, Alfredo Germont, i cili kishte vite që priste të takonte Violetën. Gjatë prezantimit me Violetën, shpreh shqetësimin e tij për shëndetin e saj dhe më vonë i deklaron dashurinë. Violeta e kundërshton, por i jep atij një lule, duke i thënë tia kthejë kur petalet e saj të jenë vyshkur. Pasi i ftuari largohet, Violeta fillon të mendojë për një lidhje dashurie të vërtetë me të. Por ndryshon mendim, sepse ka dëshirë të jetojë një jetë të lirë, nga një kënaqësi në tjetrën. Pas disa muajsh ata takohen në një shtëpi në fshat, ku duket se Violeta ka rënë në dashuri me Alfredon. Ajo kishte braktisur plotësisht ish-jetën e saj. Alfredo zbulon se Violeta kishte shitur gjithçka, për të pasur jetën në fshat. Më pas vjen i ati i Alfredos, që thotë se ajo i ka shkatërruar jetën të birit. Për të harruar këtë dhimbje ndarjeje, ajo hidhet më shumë në argëtime të shfrenuara. Në fund Alfredo kupton se ajo kishte sakrifikuar gjithçka për të dhe kërkon faljen e saj. Në fund të historisë, Violeta vdes në krahët e Alfredos.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010