Del per embelsirat e Bajramit 7-vjecari denoncohet per rrembim
Si cdo vit nje femije shtatevjecar ka dale per te kerkuar embelsira dere me dere me rastin e festes se Fiter Bajramit por me pas eshte ndare nga shoket dhe eshte zhdukur. Te alarmuar nga kjo situate banoret e fshatit Prush ne Tirane kane njoftuar policine duke pretenduar marrjen peng te vogelushit. Banoret sinjalizuan se nje automjet Mercedes Benz me ngjyre te zeze kishte kaluar me shpejtesi dhe dyshohej se ndiqte femijet. Per kete arsye e gjithe policia e Tiranes ka zbritur ne kete fshat ku ishin nisur edhe forcat RENEA por femija eshte gjetur ne nje banese duke lozur me dy femije te tjere. I gjithe keqkuptimi qe ka ndodhur ka tmerruar familjen e te miturit por ne fund ata kane festuar edhe me te gezuar se cdo vit sapo femija eshte kthyer ne banese.
Policia e njoftuar per kete ngjarje ka deklaruar se ne oren 10.30 ne sallen operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane eshte bere nje telefonate ku sinjalizohej se nje automjet tip Mercedes Benz me ngjyre te zeze ka levizur me shpejtesi nga rruga kryesore e fshatit Vaqar per ne drejtim te fshatit Gropaj dhe personat qe udhetonin me kete automjet dyshohet se mund te kishin marre peng shtetasin Fabian Gjokmeli i moshes 7 vjec banues ne fshatin Prush Tirane. Me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor i drejtuar nga Drejtoria e Tiranes dhe forcat e Komisariatit Nr. 6 dhe eshte shkuar ne vendin ku behej fjale njoftimi ne fshatin Prush.
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e kerkimit Forcat e Posacme si dhe shume uniforma te tjera policie. Vec tyre per atje jane nisur edhe forcat speciale RENEA duke u menduar per nje pengmarrje por femija eshte gjetur. Ai eshte gjetur ne nje banese tjeter te fshatit Prush ku po luante me disa femije te moshes se tij. Menjehere policia e ka marre dhe ka njoftuar familjen. Por i mituri vetem 7 vjec eshte frikesuar nga kjo situate pa e ditur se cfare po ndodhte dhe ia ka plasur te qarit pa mundur te tregoje asgje se cfare kishte ndodhur. Ne keto kushte ai eshte lene me prinderit e tij dhe bashke me ta jane paraqitur ne komisariat.
Nga verifikimet e bera nga ana e policise rezultoi se informacioni fillestar i dhene ne sallen operative ishte i pavertete pasi femija me rastin e festes fetare te Fiter Bajramit kishte dale ne shtepite ne fshat duke mbledhur karamele dhe kishte qendruar bashke me dy moshataret e tij te shtepia e ketyre te fundit ne fshatin Prush. Nga ana e policise eshte intervistuar femija i larguar nga banesa i cili ka shpjeguar se kishte shkuar per te marre karamele dhe me pas kishte filluar te luante me dy moshataret e tij ne shtepine e tyre. Aty ai kishte shkuar me deshiren e tij pa asnje lloj kercenimi ose force. Gjate intervistimit te femijes u be dhe keqyrja e jashtme ku rezultoi se ai ishte ne gjendje shume te mire shendetesore. Ne trup dhe ne rrobat qe mbante veshur ne ato momente nuk kishte asnje shenje te perdorimit te dhunes ndaj tij. Pas gjetjes se femijes ai bashke me babane dhe prinderit e dy bashkemoshatareve te tij jane intervistuar ne ambientet e Komisariatit te Policise Nr. 6 Tirane dhe jane lene te lire. Por nga ana tjeter familjaret kane pretenduar ne media se nje bluze e tij ishte grisur. Madje per kete policia ka bere shoqerimin e personit te prononcuar ne media. Edhe atij i kane marre nje deklarate dhe me pas eshte lene i lire.