Driza Fabiani u gjet ne oborrin e shtepise sime
Nena e shokut te 7-vjecarit Shpresa Driza ka treguar se nuk dinte asgje se cfare kishte ndodhur kur u kthye nga Kombinati per ne Prush dhe ne rruge gjeti shume forca policie. Ajo tregon se kishte dale per te bere pazar per femijet e vegjel te cilet vinin per te mbledhur embelsira. Pak para se te ikja bashke me burrin Fabiani erdhi ne shtepi dhe e qerasem. Me pas ai filloi te luante ne oborr bashke me djalin e vogel timin Ibrahimin. Me vone u afrua edhe djali tjeter dhe te tre i lame duke luajtur ne oborr. Kur u ktheva para shtepise sime gjeta shume forca policie dhe ata me pyeten per burrin. Madje deri ne ato momente nuk dinim asgje se cfare kishte ndodhur por na vune ne dijeni forcat e policise. Keshtu burri shkoi me ta per te dhene sqarime ndersa une hyra ne shtepi. I kane gjetur ne oborrin tim dhe nuk e kuptoj si ka ndodhur kjo ngaterrese por e rendesishme eshte qe djali eshte mire. Une nuk e njoh familjen e djalit por burri im ka shume shoqeri me babane e tij keshtu qe te dy bashke kane sqaruar ne polici kete keqkuptim ka shpjeguar ne nje prononcim te shkurter Shpresa Driza.