Babai i femijes Ishte nje keqkuptim. Daja Djali kishte bluzen e grisur
Babai i femijes i lodhur nga marrja ne pyetje e policise eshte shprehur se ishte nje keqkuptim. Sipas tij fillimisht eshte menduar pengmarrje por duke falenderuar policine ai deklaroi se femija u gjet shume shpejt te shtepia e nje shokut te tij duke luajtur me moshataret. Ishte nje keqkuptim dhe falenderojme policine qe u tregua e gatshme per te na ndihmuar eshte shprehur Jani Gjokmeli. Ndersa daja i femijes ka deklaruar se zhdukja e tij ne menyre te papritur i kishte shtangur te gjithe. Sipas Ruzhdi Kusit qe ne mengjes ishte njoftuar se 7-vjecari nuk dihej se ku ndodhej dhe kishte dyshime per rrembim. Ne keto kushte te gjithe te afermit e familjes Gjokmel si dhe banoret e tjere kane rrethuar zonen qe nga Mezezi Kashari dhe Prushi. Morem makinat dhe sende te tjera dhe bllokuam gjithe daljet me qellim qe mos te na rrembenin djalin. Ndersa policia u tregua shume e shpejte dhe e gatshme per te gjetur djalin. Ata rrethuan zonen menjehere dhe shume shpejt arriten te gjejne ne nje banese ka shpjeguar Ruzhdi Kusi. Ai ka shpjeguar se djali kishte dale per te uruar festen dhe per te mbledhur embelsira kur nje makine i kishte ndjekur nga pas. Femijet e tjere nga te cilet eshte ndare kane menduar se e kishin rrembyer. Ndersa familja e tij babai dhe xhaxhai nuk e kane gjetur ne shtepi. Ne keto kushte kemi njoftuar policine dhe ishim te tmerruar. Por pas gjetjes se tij jemi qetesuar shume dhe tashme presim qe te kthehet nga policia dhe te festojme kete feste te madhe qe shpetoi djalin tone shprehet Kusi. Me tej ai ka shpjeguar se bluza e tij ishte e grisur dhe per kete arsye ka dyshime se cfare i ka ndodhur nipit. Por kjo deklarate ka bere policine qe te shoqeroje Kusin te cilit i kane kerkuar shpjegime te metejshme.