Serbia njofton se ka gjetur 2 pikturat e vjedhura të Pikasos
BEOGRAD-Ministri i Brendshëm i Serbisë bëri të ditur sot se janë gjetur në Serbi dy piktura të Pikasos, pronë e një muzeu gjerman e të cilat ishin vjedhur në një ekspozitë zvicerane.
Ministri, Ivica Dacic, nuk dha detaje rreth vendit ku janë gjetur pikturat apo dyshimeve eventuale për personat përgjegjës të vjedhjes.
Mediat lokale njoftuan se nuk është bërë ndonjë arrestim lidhur me këtë çështje, por rasti është ende nën hetim.
Pikturat “Tete de Cheval” (Koka e kalit) nga viti 1962 dhe “Verre et Pichet” (Qelqi dhe shtamba) e vitit 1944 ishin vjedhur në vitin 2008 në një ekspozitë në Zvicër.
Policia serbe tha se punimet në fjalë kanë një vlerë prej “disa miliona” dollarësh.
(d.b/BalkanWeb)