Rama: Shërbimi shëndetësor i degraduar

Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur në qytetin e Vlorës, për të ndarë vizionin e socialistëve për shëndetësinë.
Rama në Vlorë në kudër të turit për prezantimin e programit të PS-së, për një Rilindje Shqiptare.
Rama e ka cilësuar shërbimin aktual shëndetësor si të degraduar.
Ai u shpreh se, PS do të garantojë një shënim shëndetësor universal, që nënkupton blerjen më shtrenjtë të këtij shërbimi për ata që janë të pasiguruar.
Sipas krysocialistit, ndryshimi është i dukshëm mes asaj çka ofron qeveria aktuale, ku çdo shërbim shëndetësor jepet sipas mundësisë për të paguar dhe asaj që ofrojnë socialistët me Rilindjen Shqiptare, që është secili sipas mundësive dhe shteti në shërbim të të gjithëve. /E.L/