Murinjo hidhet ne sulm dhe kritikon

Kur njeriu e thotë pa komplekse atë që mendon, apo atë që mendon se duhet thënë, atëherë quhet i drejtpërdrejtë. Një njeri i tillë është edhe trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, i cili është hedhur menjëherë në sulm duke kritikuar mënyrën sesi është përpiluar kalendari i kampionatit spanjoll. Madrilenët, pretendentë për të shfronësuar Barcelonën nga kurora, do të kenë plot 3 ndeshje jashtë fushe ndër 4 të parat.
“Nga katër ndeshjet e para, ne kemi 3 takime jashtë dhe vetëm një në shtëpi. Një situatë e vështirë. Dhe, për më tepër, 3 ndeshje jashtë fushe me skuadra të tilla si Saragoza, Levante dhe Santander, skuadra që kanë pikë të fortë pikërisht fushën e tyre, ku fitojnë pikë për të arritur objektivat. Ky është një fillim kampionati shumë i ndërlikuar për ne”, ka thënë Zhoze Murinjo.
Gjithsesi, portugezi thotë se është i kënaqur me formën e skuadrës së tij, ndonëse nuk premton dot sukses të padyshimtë.
“Kam përshtypjen se skuadra ime është duke luajtur më mirë këtë vit sesa në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Ky ekip, vitin e kaluar në gusht, shtator dhe tetor, ishte krejt i ndryshëm me atë që është tani. Ekipi ka arritur një pikë të rëndësishme evolucioni. Natyrisht, duhet të presim rezultatet dhe rezultatet varen nga shumë gjëra”,ë shtë shprehur trajneri i Realit të Madridit.
Kampionati nis në Saragozë, pra, dhe Murinjo e di se duhet ta nisë sa më parë me fitore.