E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë/ Shpërthen tritoli në banesë, vetëm dëme materiale

Një sasi tritoli ka shpëthyer në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së enjte, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Sipas policisë së Sarandës tritoli është vendosur në një pallat i cili ka pasur banorë të këtij qyteti dhe nuk ka lidhje me turistët. Objektivi i tritolit sipas policisë ka qenë banori i këtij pallati Edmond Lame, i cili punon si shofer autobusinë linjën Sarandë- Greqi. Policia ka arrestuar shtetasin Bajram Molla, 24 vjeç nga Vlora pasi dyshohet si një nga tre autorët e ngjarjes.
Ndërkohë ka nisur marrjen në pyetje e kryefamiljarit Edmond Lame si dhe familjaret e tij për të bërë të mundur gjetjen e dy autorëve të tjerë të vendosjes së tritolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›