E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja e Aldo Bares, Arta Dade përcjell mesazhin e Edvinit për mbrojtjen e mbetjeve të krimit

3 ditë pas masakrës së Dritan Dajtit, deputetja edviniste që ka ende mbështetjen e zonës që qeverisej nga Aldo Bare ka dalë dje në një deklaratë që shkurajonte përpjekjet e Policisë së Shtetit kundër Bares, Dritan Dajtit dhe killerave të tjerë që u rritën nën qeverimin soc-komunist


Deputetja që rëndom është konsideruar si figura politika që frymëzon krimin dhe bandat kriminale, Arta Dade, përcolli dje gjatë një konference për shtyp, porosinë e radhës të kryetarit mandatprerë Edi Rama (që ditët e fundit është zhdukur nga sytë këmbët dhe as vetë nuk po e di, se nga ka përfunduar) dhe shigjetoi për të disatën herë strukturat shtetërore se i asgjësuan adhuruesit e saj kriminelë. E njohur për lidhjet dhe njohjet e saj me analet e botës së krimit, Arta Dade, që ende nuk ka dhënë shpjegime, për disa akuza që janë faktike tashmë, dhe rëndojnë mbi të dhe familjen e saj, duket qartë se mbetet një partizane e thekur, për krimin dhe kriminelët, ku këta të fundit mund të themi me bindje të plotë se janë drejt asgjësimit të plotë. Kjo situatë, e cila po përshkallëzohet gjithnjë e më tepër, pra, tejet e brishtë për Artën, nuk ka, kurrsesi të mos e shqetësojë, porsa kohë djemve dhe personalisht vetë asaj, u ndërpriten disa të ardhura të majme, që siguroheshin nga bota e krimit dhe duke bërë në mënyrë antiligjore, eficente ekonominë kriminale. Ndaj, në bashkëpunim edhe me kryetarin mandat prerë, Edi Rama, që siç thamë edhe më lart, ndodhet, për një tur “Trans Aatlantik”, sponsorizuar nga “Fideli Ttrans”, përtej oqeanit, (i filluar fillimisht në vendin ku janë adaptuar ligje që legalizojnë martesat mes gjinive të njëjta, mesa duket, për të thithur ekspertizën e këtij vendi, meqë edhe Shqipëria, teorikisht, po tentoj një përqasje të tillë), në SHBA i shoqëruar ngushtësisht nga Fideli, Arta Dade, doli dje, për të mbuluar aferat dhe lidhjet e familjes së saj dhe njëherazi edhe ato personale të Edi Ramës, me kapobandot më të rrezikshëm të Ballkanit, apo edhe me botën e krimit në tërësi... Kësisoj, ajo që bie në sy nga selia rozë, ku përveç kaosit dhe kolapsit politik, duken edhe tentativat e rëndomta të Edi Ramës, i cili në mënyrën më imorale, për një kryetar partie, aq më tepër për liderin e opozitës, siç edhe pretendon, akuzon 4 oficerët e policisë, të rënë në krye të detyrës në Durrës, gjatë një tentative, për të vënë përpara ligjit Dritan Dajtin, se, pse tentuan ta prangosin këtë të fundit. Ai akuzoi strukturat shtetërore të policisë dhe i quajti ato si pjesë e një sistemi të kalbur qeverisës, se, pse iu vërsulën mikut të tij të fshehtë, Dritan Dajtit... Veç zbatimit të ligjit, oficerët e policisë nuk kishin synim tjetër. Ata nuk zgjodhën ekzekutimin e ti,j që në çastin që po udhëtonte me makinë, por mbi të gjitha, vepruan sipas ligjit, por Dajtin e prisnin prangat, ndaj edhe në mënyrë barbare, bëri kasaphanën atje. Por, kjo nuk bie në vesh të Edvini dhe Artës. ta dëgjojnë vetëm prangosjet dhe tentativat për prangosje të kapobandove dhe kjo është dhimbje e thellë për ta, pasi u shkurton në mënyrë të ndjeshme, fitimet nga karteli i mafies. Gjënezën e tij, krimi i organizuar e ka që nga qeverisja 8 vjeçare e Partisë Socialiste, që e ktheu vendin në një çerdhe kriminelësh dhe bandash trafiku, gjobash, vrasjesh etj,. Gjatë këtij harku kohor 8 vjeçar u krijua terreni i përshtatshëm për Aldo Baren, bandën e tij dhe një sërë bandash të tjera, për të parcelizuar zonat e ndikimit në vend, duke e vënë politikën, qeverinë, strukturat policore, në shërbim të krimit. Lidhjet e së majtës me krimin dhe kriminelët, janë të kahershme, madje kapobandoja Aldo Bare, ka ndjekur nga afër disa nga Kongreset e Partisë Socialiste dhe identifikimi i saktë i tij daton në Kongresin e vitit 2001, ku Bare ishte i deleguari i Myzeqesë, dhe ndodhej atë ditë, për të kontribuar dhe, për t’i dhënë fuqi pushtetit që ishte nën ndikimin e tij dhe të mafiozëve të tjerë, të cilët tashmë ndodhen në birucat e burgjeve....

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›