Sarandë, furgoni godet për vdekje qytetarin, largohet nga vendngjarja
Një furgon i bardhë në Sarandë ka goditur Thoma Gjonin, 40 vjeç duke e lënë të vdekur.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 15:25, në qendër të qytetit. 40 vjeçari nga fshati Viron nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes së rëndë që ka marrë nga automjeti.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja duke mos i ofruar ndihmën e parë të aksidentuarit.
Nuk dihen ende detaje të tjera rreth identitetit të shoferit. Aktualisht policia është duke punuar për të zbardhur detajet ngjarjes dhe për të kapur drejtuesin e mjetit.
(v.gj/shqiptarja.com)