Sarandë, gjenden predha gjatë gërmimeve
Një sasi predhash luftarake janë gjetur gjatë zgjerimit të rrugës së Bregdetit, në vendin e quajtur Krekëz. Manovratorët e mjeteve të rënda të firmës "Gjoka", që është duke zbatuar projektin për zgjerimin e rrugës, e quajnë veten me fat, që nga goditja me kovën e skrepit nuk ka plasur ndonjëra prej tyre. Me frikë në zemër ata tregojnë se i transportuan duke i grumbulluar në një përrua aty pranë, për të mos qenë "front i minuar" ai ku u duhet të vazhdojnë punimet. I kanë mbuluar me plastmas dhe i mbajnë në vëzhgim për të mos u prekur nga kalimtarët. Bëhet fjalë për 7 predha të dimensioneve të mëdha e të mbuluara nga ndryshku. Por, mesditën e djeshme, ka ndodhur ajo që ka stepur edhe më "të guximshmit" prej punëtorëve. Gjatë gërmimit të ekskavatorit është bërë i dukshëm trupi edhe i disa predhave të tjera të ngulura në tokë. Viktor Agaj, shef i Komisariatit të Sarandës, se është ngritur grupi me një ekspert xhenier, që ka bërë bllokimin e predhave.