E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas orgjisë në motel denoncon partnerët

Një histori e rrallë është regjistruar nga uniformat blu të kryeqytetit, kur një 22-vjeçare ka denoncuar për vjedhje. Ajo ka treguar për policinë se ka qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me tre djem njëherësh dhe më pas ata e kanë vjedhur. Por, e veçanta për vajzën e re është se ajo nuk i njihte hajdutët. Ajo i kishte njohur atë ditë dhe kishte shkuar me ta në motel. Burimet policore të Tiranës bënë të ditur se një ngjarje e tillë është regjistruar dy ditë më parë, kur vajza 22-vjeçare Blerina D., është paraqitur në Komisariatin Nr. 5. Sipas uniformave blu, ajo ka shkuar aty rreth orës 13:00 të dy ditëve më parë. Fillimisht ka kërkuar të takohet me ndonjë oficer policie dhe më pas i ka treguar se çfarë kishte ndodhur. Sipas të dhënave nga policia, ajo ka treguar se ditën e hënë kishte njohur tre të rinj dhe bashkë me ta kishte shkuar në një motel në afërsi të Bathores, ku kishte kryer marrëdhënie seksuale në grup, me dëshirën e saj. Pas orgjisë, kur të gjithë janë shpërndarë, 22-vjeçarja ka vënë re se i mungonin pesëmijë lekë dhe celulari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›