E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret veten, familja "e shet" për vdekje natyrale

Vetëvrasja e një 37-vjeçari është dashur të mbahet e fshehtë nga familja e tij, që është munduar ta quajë një vdekje natyrale. Armando Zogu, 37 vjeç, është dërguar në gjendje të rëndë i vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur familjarët e viktimës e kanë gjetur atë në dhomën e gjumit në gjendje të rëndë. Menjëherë ata e kanë marrë dhe e kanë nisur në drejtim të urgjencës së QSUT-së, por kur kanë shkuar atje, ai kishte ndërruar jetë. Ka qenë mjeku roje që ka bërë dhe njoftimin e policisë në lidhje me këtë vdekje. Në drejtim të vendit të ngjarjes dhe spitalit kanë shkuar disa patrulla policie. Uniformat blu kanë marrë në pyetje personat që ishin në spital dhe njëkohësisht kanë dërguar trupin e 37-vjeçarit Zogu në morg, për të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes. Të afërmit e viktimës kanë deklaruar fillimisht për policinë se Zogu kishte ndërruar jetë në mënyrë natyrale, pasi nuk kishte asnjë shenjë helmimi apo ndonjë gjë tjetër. Ndërkaq, ata kanë treguar dhe rrethanat si e kanë gjetur në gjendje të rëndë në dhomën e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›