E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, OSBE: Po shihet ana ligjore për anëtarin e LSI-së, bashkëpunoni

wollfarth-me-mediatBerat- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve për të zëvendësuar anëtarin e LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Duke folur nga Berati ai ka thënë se ky vendim është ende në proces shqyrtimi sa i përket bazës ligjore, ndërsa ka kërkuar më tepër bashkëpunim mes partive politike.

Megjithatë ambasadori u shpreh se përgatitjet zgjedhore kanë qenë pozitive, ndërsa ka kërkuar më tepë tranparencë nga partitë duke kërkuar prej tyre të bëjnë të qarta programet dhe mënyrën se si do i realizojnë premtimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›