E Shtunë, 31 Tetor 2026

Invalidët: Bojkotuam takimin me Kserën sepse ndryshoi rendin e ditës

TIRANE-Këshilli Kombëtar i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar të Shqipërisë, nëpërmjet një konference për shtyp ka argumentuar bojkotimin e takimit konsultativ të parashikuar me ministrin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Sipas këtij Këshilli, përveç faktit se në takim ishin ftuar aktorë të cilët nuk kishin të bënin fare me interesat e kategorisë së invalidëve, ministri në momentin e fundit ndryshoi edhe rendin e ditës.

Ata vënë në dispozicionin tonë një e - mail të dërguar nga Ministria e Punës, ku njoftohen shoqatat e personave me aftësi të kufizuar se ministri Spiro Ksera do të zhvillojë një takim në lidhje me aktet nënligjore që do të pasojnë ndryshimet në ligjin “ Për Statusin e të Verbrit “ dhe ligjin “ Për Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik “. Ndërkohë që disa minuta para se të fillonte takimi i paralajmëruar ata janë njoftuar se në takim do të diskutohej hartimi i një ligji të përbashkët për gjithë kategoritë e invalidëve, ose siç njihet ndryshe si “ ligji integral “. “ Më datë 21.04.2012 Z. Spiro Ksera na ka informuar nëpërmjet e - mailit se më datë 24 prill 2012 do të organizojë një mbledhje për të diskutuar ndryshimet e fundit që iu bënë statusit të para dhe tetraplegjikëve. Sqarojmë publikun se bëhet fjalë pikërisht për mbledhjen që dështoi dje ( pardje ), ashtu siç ka dështuar dhe do të dështojë çdo përpjekje për të na imponuar vendime mbi jetën dhe dinjitetin tonë. Vetëm pak përpara fillimit të takimit, pasi ishte shpallur rendi i ditës, Ministri i Shanseve të Barabarta, na tregoi se cili ishte koncepti i tij për barazinë e shanseve, duke e ndryshuar rendin e ditës sipas dëshirës së tij. Ne u informuam se në mbledhje do të diskutohej “ ligji integral “, për të cilin nuk kemi asnjë informacion “ , - argumenton Këshilli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›