Tragjedi në Zvicër, përplaset autobusi me fëmijë, 28 të vdekur
ZVICER - 28 të vdekur, mes të cilëve 22 fëmijë, dhe 24 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Zvicër. Aksidenti ndodhi ne kantonin Valais, në kufi mes Zvicrës dhe Italisë, kur autobusi me fëmijë nga Belgjika, u përplas me murin e një tuneli. Mes viktimave janë edhe dy drejtuesit e autobusit.
Aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të martës në qytetin Sierre, ndërsa në autobus udhëtonin 52 persona. Fëmijët ktheheshin në shtëpi pas një jave pushimi në Alpet zvicerane.
Autoritetet bënë të ditur se pjesa më e madhe e fëmijëve ishin rreth 12 vjeç. Disa prej të plagosurve u dërguan me helikopter në qytetin e Lozanes, Bernes dhe në disa qytete të tjera zvicerane. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga aksidenti