E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapet 400 kg drogë në brigjet e Korfuzit

Policia kufitare e Korfuzit dhe Igumenicës, kanë zbuluar mbrëmjen e dy ditëve më parë, një sasi prej 400 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Sasia, e paketuar në 4 çanta të mëdha, u gjet e braktisur në bregdet, në afërsi të ishullit Prasudhi në Korfuz. Droga është gjetur krejt rastësisht, gjatë një kontrolli rutinë të rojes bregdetare të Korfuzit dhe Igumenicës.

Sipas policisë greke, dyshohet se droga mund të jetë braktisur nga disa trafikantë të nisur me skaf nga brigjet shqiptare, nga frika e kapjes nga policia apo ndonjë konflikt i mundshëm me njeri-tjetrin. Lënda e sekuestruar është transportuar drejt policisë së Igumenicës dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›