Sarandë, kapet gomonia me 84 kg kanabis, policia nis hetimet
SARANDE - Shërbimet e Policisë Kufitare bllokuan mbrëmë vonë një gomone rreth 10 metra të gjatë, me flamur grek, e pajisur me 2 motorë me nga 250 kuaj fuqi secili, si dhe rreth 84 kg lëndë narkotike.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se në sajë të mjeteve moderne të survejimit, nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë dhe nga Qendra Operacionale Ndërinstitucionale Detare, mbrëmë rreth orës 22.45’, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues të dyshimtë, i cili po lëvizte nga ishulli i Kurfuzit në drejtim të Kanalit të Çukës.
Menjëherë nga strukturat e Policisë Kufitare u organizuan shërbimet nga deti si dhe grupi operacional nga toka për të bërë të mundur bllokimin e këtij mjeti të dyshimtë.
Falë organizimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë dhe veprimeve të shpejta, u bë e mundur, që pas rreth 15’, të lokalizohej dhe bllokohej mjeti lundrues, një gomone rreth 10 metër e gjatë, me flamur grek, e pajisur me 2 motorë, tip yamaha, me nga 250 kuaj fuqi secili.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë pas bllokimit të mjetit lundrues organizuan punën dhe vijuan menjëherë kontrollin e zonës. Nga kontrolli i ushtruar në zonën rreth bregut u konstatuan dhe 2 çanta, me rreth 84 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Aktualisht, thuhet në njoftim, strukturat e policisë po vazhdojnë kërkimet intensive për të bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij aktivitetit kriminal.
(er.nu/news24/BalkanWeb)