E Diel, 1 Nëntor 2026

Të rinjtë demokratw akuzojnë Ramën dhe Veliajn si abuzues me pretendimin për kartat

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nëpërmjet një deklarate ka akuzuar kryesocialistin Rama dhe kreun e shoqatës G99, Erion Veliaj se po abuzojnë me pretendimin për kartat e identitetit. Në deklaratën e bërë nga të rinjtë demokratë theksohej se, taksa për letërnjoftimin elektronik nuk është gjë tjetër përveçse një trillim i vjetruar, nga një i ri cili akuzohet nga anëtarët e kësaj organizate si i cili  po pason politiken e  Kryetarit të Bashkisë Rama. Sipas tyre, taksa për letërnjoftimin elektronik është mashtrim, pasi edhe pajisja me kartën e studentit, bëhet nëpërmjet një tarife. Të rinjtë demokratë  theksojnë në deklaratën e tyre se, letërnjoftimi elektronik nuk është vetëm një kartë votuesi, por është një dokument ligjor bazë për identitetin e çdo qytetari, si dhe gjithashtu i detyrueshëm për çdo qytetar në çdo vend të botës, e cila kërkohet nga autoritetet shtetërore, gjykata posta, zyra punësimi dhe regjistrimi, etj. Taksa  për votën është thjesht trillim, pasi qeveria jo vetëm që ka hequr taksën për çmimin e tyre, por ka marrë përsipër që të paguajë nga buxheti i shtetit 80 -100% të tyre për rreth 700.000 qytetarë shqiptarë, kanë deklaruar të rinjtë demokratë. Shqiptarët do të marrin letërnjoftimet, që do tu vlejnë për gjithë jetën me aq sa do të paguajnë për 4 certifikata, por kjo do të jetë ë mundur për familjet në nevojë, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, pensionistet dhe sidomos studentët, thanë të rinjtë demokratë. Sipas tyre, tellallët e Ramës me zhurmën e këtyre ditëve duan të fshehin trefishimin e taksave vendore te pastrimit dhe gjelbërimit. Ndërsa në fund të deklaratës, janë shprehur se Rama dhe ata, duan veçse ti shohin qytetarët shqiptarë në radha pa fund duke pritur për një certifikate dhe jo si qytetarë evropianë, siç u takon.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›