E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore, provime me zgjedhje edhe për të diplomuarit para vitit 2005-2006

Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do tu nënshtrohen dy provime me zgjedhje. Rregullorja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës parashikon se regjistrimi i kësaj kategorie për provimet me zgjedhje do të behet në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollat e mesme; në Komisionin e Maturës Shtetërore (KMSH) të drejtorisë arsimore përkatëse.   Kjo kategori kandidatësh për student duhet të paraqesin për regjistrim një vërtetim që ka përfunduar studimet e mesme, listën me notat e viteve të shkollës, kopje të noterizuar të Dëftesës së Pjekurisë, një kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuar dhe kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje. KMSH cakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët A1 dhe A2 dhe do të japin provimet me zgjedhje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›