Xhaferri: Nudizmi i kreut socialist, problem i opozitës
Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri është ndalur tek rasti Pango, nëpërmjet, të cilit ka përulur liderin e selisë rozë. Duke marrë si shembull liderin e opozitës, Rama deputeti Xhaferri ka theksuar se Një ish- ministër, që shkarkohet për katër minuta se ka tentuar të dhunojë një gazetare dhe një lider opozite që doni ta bëni kryeministër kur ka dhunuar të gjitha gratë e këtij vendi.
Xhaferri ka akuzuar ndër të tjera edhe pamjen nudo të kreut të PS, Edi Rama që sipas tij janë problem i opozitës. Deputeti i PD, ka bërë krahasim me opozitën, duke parashtruar situatën në të cilën ndodhet vendi, ynë të cilin e ndajnë vetëm pak muaj, para se qytetarët të drejtohen në kutitë e votimit për të vendosur për votën e tyre. Na ndajnë katër muaj nga zgjedhjet dhe retorika e këtyre ditëve flet për dy standarde dhe dy cilësi të reja. Ju numëroni ditët që ju ndajnë nga pushteti, ne numërojmë ditët që na ndajnë nga NATO, ju mendoni për ditët që mendoni të vini në pushtet, ne mendojmë për ditët që ti japim anëtarësimin vendit në NATO, u shpreh Xhaferri. Më konkretisht, duke iu drejtuar opozitës ai është ndalur tek arritjet e qeverisë shqiptare duke e krahasuar situatën me vitin 2005. Shqipëria është vend i varfër me probleme, këto katër vite dëshmojnë se qeveria bëri maksimumin që mund ti bëhet qytetarëve. Ndryshoi imazhi i vendit, krimi është në kontroll, komandon ligji, buxheti i shtetit është më i lartë se në vitin 2005, theksoi Xhaferri.