Sarandë, raste të sëmurësh me salmonelë
Përdorimi i ujit të boteve ka bërë që gjatë muajit gusht në spitalin "Petro Nako" në Sarandë të ketë një numër rekord të sëmurësh që janë paraqitur në spital dhe kanë kërkuar regjim shtrati me simptoma të entrovirozës dhe instoksikacione alementare. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Sarandë, Jani Qirjaqi, rastet me salmonelë shpjegohen nga përdorimi i ujit të marrë nga botet, të cilat mbushen në burime të pakontrolluara. Gjendja e të sëmurëve të paraqitur në spital ka qenë me një organizëm të toksikuar në konstatimin e parë, e shoqëruar me të vjella, temperaturë dhe diare. Mosha më e prekur kanë qenë moshat e reja, deri në 40 vjeç.
Nga autoritetet spitalore në Sarandë për gjendjen janë hedhur poshtë, shkaqet e virozës, më pas edhe të infeksionit nga uji i pijshëm dhe është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një epidemi. Dhjetë ditë më parë u raportuan nga spitali rreth 300 - 400 raste në dy ditë pacientësh me virozë, të cilët janë paraqitur me simptomat e virozës së stinës. Ndërkohë që konfirmohet nga vetë spitali se pesë raste në Sarandë janë prekur nga salmonela.