E Shtunë, 31 Tetor 2026

Var veten i riu me precedentë penalë

Kukës

Një 34-vjaçar nga fshati Shtiqën i komunës me të njëjtin emër ka vrarë veten mbrëmjen e së premtes në banesën e tij. Burime të policisë së Kukësit pohojnë se Nesret Basha, i vitlindjes 1976, ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar në trarët e shtëpisë. Burimi në fjalë tregon se ngjarja është raportuar nga njerëzit e familjes, të cilët rreth orës 19:00 të së premtes e kanë gjetur të varur në litar, ndërsa motivet ende nuk dihen. Paraprakisht mendohet se i ndjeri ka vuajtur nga depresioni dhe paqëndrueshmëria. Të afërmit tregojnë se ai është karakterizuar nga gjendja depresive prej shumë kohësh. Nga burime të policisë mësohet gjithashtu se viktima kishte disa precedentë penalë dhe kishte kryer disa vite burg. Në vitin 2000, i ndjeri kishte vrarë në shtëpi aksidentalisht me një granatë luftarake nënën e vet, ndërsa ishte i proceduar penalisht për vjedhjen e arkës së Komunës në vitin 1998, si dhe më pas për kanosjen me armë të disa bashkëfshatarëve. Ai ka qenë i martuar, pa fëmijë, dhe ka lënë babain mbi 70 vjeç, si dhe dy vëllezër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›