E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër i arrestuar për kanabis në Shkodër

Antidroga

Pas arrestimit të dy ditëve më parë të një kryeplaku dhe dy inspektorëve të policisë pyjore në zonën e Dukagjinit, policia e Shkodrës ka arrestuar dje një 44-vjeçar nga fshati Shpor. Sipas policisë, Tish Pali, 44 vjeç, banues në fshatin Shpor të Komunës Gur i Zi, u arrestua pasi në oborrin e banesë së tij janë gjetur dhjetëra rrënjë kanabis sativa. Burime nga policia pohojnë se ka qenë një informacion në rrugë operative që ka sinjalizuar për veprimtarinë e kundraligjshme që kryente i arrestuari. Ndaj Tish Palit policia ka ngritur akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ndërkohë, burime nga policia pohuan se gjatë muajve gusht dhe shtator do të ndërmerren disa operacione në zonat që njihen si problematike në kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë kryesisht për zonat e thella malore, ku kanabisi kultivohet në toka pa pronarë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›