Kolegji Zgjedhor i jep te drejte PS-se per fleten e votimit
Kolegji Zgjedhor i ka dhënë të drejtë Partisë Socialiste, e cila kishte ankimuar vendimin e Komisionit Qendror trë Zgjedhjeve, mbi përmbajtjen e Fletës së Votimit për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Trupa gjykuese vendosi që në Fletën e Votimit, në renditjen e togfjalëshave të koalicioneve, “Aleanca për të Ardhmen” të jetë e para, e më pas të vendoset “Aleanca për Qytetarin”.
Në këtë mënyrë, në Fletën e Votimit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në fillim do të vendosen gërmat nistore të koalicionit opozitar “AA” e më pas ajo e mazhorancës “AQ”.
Pas këtij vendimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar të ndryshojë përmbajtjen e Fletës së Votimit për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Komisionerët tashmë janë të detyruar të mblidhen përsëri për të marrë një vendim të dytë.