E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë,tritol në një bllok pallatesh,nuk ka të lënduar

Lagjia “Kodër” në Sarandë është tronditur sot nga një shpërthim tritoli. Rreth 100 gr eksploziv ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, duke shkaktuar një gropë të thellë rreth 15 cm dhe dëme të konsiderueshme në disa apartamente. 

SARANDE- Qyteti i Sarandës është tronditur paraditen e sotme nga një shpërthim tritoli. Tritoli ishte vendosur në një bllok pallatesh në lagjen “Kodër” të qytetit.
Sipas burimeve nga policia, sasia e eksplozivit, mendohet të jetë rreth 100 gr. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar një gropë të thellë rreth 15 cm dhe dëme të konsiderueshme në disa apartamente të pallateve.

Ekspertë të policisë së Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur menjëherë hetimet por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit, dhe shkaku i vendosjes së eksplozivit.
Pista më e mundshme e hetimit mbetet, hakmarrja ndaj pronarëve të disa bizneseve që banojnë në këtë bllok pallatesh.
Ky rast e çon në shtatë numrin e shpërthimeve në qytetin e Sarandë, në harkun kohor të shtatë muajve të fundit. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›