E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: Eurozona ta ndihmojë Greqinë

PARIS-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, thotë se vendet, që e përdorin monedhën euro, duhet ta mbështesin Greqinë, e cila po përpiqet që të dalë nga kriza e thellë financiare.

Sipas tij, dështimi për ta ndihmuar Greqinë, që e përdorë euron, do të ishte i ngjashëm me thënien se euro “nuk ka kuptim” dhe se nuk ia vlente krijimi i kësaj monedhe.

Ai këto komente i bëri para takimit të sotëm në Paris me kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, i cili gjatë turneut të tij në kryeqytetet e disa vendeve evropiane, po përpiqet për të fituar mbështetje për planin e ri për kursim të qeverisë greke.

Të premten, Papandreou u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila premtoi mbështetjen politike të Gjermanisë, por nuk ka shprehur përkushtimin për t’i dhënë ndihmë financiare Athinës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›