E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, Referendum për propozimin: Avokatë për kafshët

ZVICER-Në Zvicër sot po mbahet referendumi për propozimin që kafshëve të keqtrajtuara tu jepet e drejta kushtetuese, që në gjykatë të përfaqësohen nga avokatët.

Veprimtarët për të drejtat e kafshëve thonë se avokatët mund të ndihmojnë në sigurimin se ligjet për mbojtjen e shtazëve po respektohen dhe për zvogëlimin e mizorive kundër tyre.

Por, kundërshtarët thonë se ligji i ri nuk është i domosdoshëm, pasi Zvicra tashmë i ka disa ligje më bashkëkohëse në botë për mbrojtjen e kafshëve dhe se me ligjin e ri vetëm do të ketë më tepër burokraci.

Propozimi mbështetet nga grupet për mjedisin, Partia Zvicerane e të Gjelbërve dhe nga partitë Socialiste, por kundërshtohet nga qeveria dhe nga Partia Popullore e Zvicrës, që është partia më e madhe politike në këtë vend.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›