Shpallen akuzat per Breivik

Anders Behring Breivik, i cili nuk ka pranuar se ka vrarë 77 persona dhe ka plagosur 151 të tjerë akuzohet formalisht me kryerjen e akteve terroriste.
Avokatët mbrojtës kanë shkuar në burg afër kryeqytetit Oslo, për t’i bërë të ditur klientit të tyre akuzat. Prokurorët të cilet e kanë konsideruar Brejvik një të semure mendor do të kërkojnë për të përkujdesje mjekësore sesa burgim. Prokuroria ka thënë javën e kaluar se Breivik është një i sëmurë mendor dhe jo i përgjegjshëm për veprimet e tij dhe në këtë mënyrë nuk mund të dënohet me burg.
Brejvik pritet të dalë para gjyqit në 16 prill, nëse shpallet fajtor atëherë mund të dënohet me 21 vjet burg.
Ekspertët mjekësorë kanë qëndrime të ndara lidhur me gjendjen mendore të tij.
Në një analizë të bërë nga psikiatrit vitin e kaluar, rezultoi se Brejvik është një i çmendur dhe kjo në bazë të 13 intervistave me të burgosurin.
Në raportin e tyre thuhet se Breivik jeton në “universin e tij deluzional ku të gjitha mendimet dhe veprimet e tij udhëzohen nga deliri i tij”.
Ndërsa 4 psikiatër të tjerë që analizuan Breivik nuk u pajtuan me raportin e kolegëve të tyre të mëparshëm të caktuar nga gjykata.
Sulmet në 22 korrik vitin e kaluar ishin më të rëndat të ndodhura ndonjëherë në Norvegji që prej luftes së dytë botërore.
Breivik ka deklaruar se sulmet e tij ishin të tmerrshme por të nevojshme për fushatën e tij për të mbrojtur Europën kundër pushtimit mysliman.