E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Jo nderhyrje ushtarake ne Siri

Presidenti amerikan Barak Obama e ka cilësuar situatën në Siri mjaft shqetësuese, por tha se ndërhyrja e njëanshme ushtarake atje do të ishte një gabim.
Në konferencën e parë për shtyp për 2012, Obama paralajmëroi kritikat e tij për të mos harruar kostot e luftës. Ai refuzoi të krahasojë Sirinë me Libinë, duke thënë se Siria është më e komplikuar.
“Për ne ndërhyrja ushtarake e njëanshme, apo teë mendojmë se për atje ka një zgjidhje të thjeshtë, është diçka e gabuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe me vendet e tjera. Besoj se Al-Assad do të bjerë ashtu sikurse kanë rënë dhe dikatatorë të tjerë në të kaluarën”.
Lidhur me programin bërthamor të Iranit, Obama përsëriti për zgjidhje diplomatike.
“Ne nuk do të tolerojmë Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Politika ime nuk është kufizimi. Politika ime është t’i ndalojmë ata të ndërtojmë armën bërthamore. Kemi qenë në konsultime të ngushta me aleatët tanë, përfshirë Izraelin. Në këtë fazë, besoj se ka një dritare mundësie,që e gjitha kjo mund të zgjidhet në mënyre diplomatike.
Këto komente presidenti Obama i bëri mbrëmë në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›