E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduken 6 ushtare britanike ne Afganistan

Gjashtë ushtarë britanikë rezultojnë tëzhdukur, të cilët besohet se janë vrarë në jug të Afganistanit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Pesë prej ushtarëve të batalionit të tretë në regjimentin e Jokshair dhe një në batalionin e parë, ishin në patrullë të martën, kur automjeti i tyre shpërtheu nga një bombë.
BBC shkruan se familjarët e ushtarëve janë informuar. Nëse vdekjet konfirmohen, numri i ushtarëve britanikëe të vdekur që prej 2001 ka arritur në 404.
Ushtari i fundit që u vra në Afganistan ishte Rajan Tomlin, që i përkiste regjimentit të forcave ajrore, i cili vdqi në Helmand në 13 shkurt. Pak kohë më pare komandoja shqiptar Feti Vogli humbi jetën në zonën e Kandaharit nëAfganistan, ndërsa u plagos komandoja tjetër, nëntetari Aleksander Peci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›