Rusi vazhdon mosnjohja e zgjedhjeve

Një grup monitoruesish i ngritur nga protestuesit në Rusi ka refuzuar njohjen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, që nxorrën Vladimir Putin fitues.
Lidhja e votuesve, tha se zgjedhjet e së dieles u dalluan për manipulime që ata i kanë cilësuar si fyreje ndaj shoqërise ruse.
Ata thanë se Putin fitoi 53% dhe jo 63.6% siç u raportua zyrtarisht.
Në një deklaratë të Lidhjes së votuese, thuhet se zgjedhjet ishin të padrejta, aspak të ndershme dhe rezultatet të falsifikuara.
“Në 4 mars, shoqëria civile në Rusi u përball me fyerje dhe institucionet e Rusisë, presidenca, sistemi elektoral dhe autoritetet e Federatës ruse në tërësi u diskretituan. Procesi i numërimit u shoqërua nga falsifikime sistematike”, thuhet në deklaratën e tyre.
Lidhja e votuesve u ngrit në dhjetor si përgjigje ndaj manipulimeve, që u pretenduan edhe për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.
Vladimir Putin u rizgjodh president pasi ishte në këtë post 2 mandate rresht nga 2000 deri në 2008.
Fitorja e tij është njohur nga shtetet e huaja, por autoritetet ruse u akuzuan nga vëzhguesit ndërkombëtarë për favorizim të zgjedhjeve në anën e Putin.